RTSH Sport Live

Çështja Olmo vazhdon, por ai nuk i dëgjon ofertat: dëshiron vetëm Barçën

  • 05/01/2025
  • |
  • Spanjë
Çështja Olmo vazhdon, por ai nuk i dëgjon ofertat: dëshiron vetëm Barçën
Për momentin mesfushori nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për lamtumirë, u beson fjalëve të Laportës për një fund të lumtur

Çështja Dani Olmo në Barcelonë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Për momentin mesfushori është jashtë skuadrës katalanase, pavarësisht një transferimi të ndodhur disa muaj më parë dhe një kontrate deri në qershor 2030. Është refuzuar në mënyrë kategorike regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor për pjesën tjetër të sezonit.

Pavarësisht situatës së veçantë që po përjeton, megjithatë, mesfushori, sipas asaj që raporton Marca, për momentin nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për lamtumirë dhe u beson garancive të marra nga presidenti Laporta për përfundimin e lumtur të historisë që e shqetëson.