RTSH Sport Live

Champions, Clement Turpin do të vendosë drejtësi në sfidën Bayern-Real

  • 28/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Champions, Clement Turpin do të vendosë drejtësi në sfidën Bayern-Real

UEFA ka caktuar skuadrën e arbitrave përgjegjës për të gjykuar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayernit të Mynihut dhe Realit të Madridit.

Arbitri i zgjedhur është Clement Turpin. Francezi do të gjykojë ndeshjen, që do të luhet të martën më 30 prill në orën 21:00 në “Allianz Arena” në Bavari.

Edhe pjesa tjetër e skuadrës është franceze, përveç gjyqtarit të katërt, i cili do të jetë zvicerani Sandro Schärer.