RTSH Sport Live

Champions, Fonseca: Liverpuli, një mundësi për të treguar sa vlejmë

  • 16/09/2024
  • |
  • Futboll Bota
Champions, Fonseca: Liverpuli, një mundësi për të treguar sa vlejmë

Një thirrje për tifozët “Kemi nevojë për dashurinë e tyre” dhe një mesazh të qartë për ekipin “Është mundësia për të treguar se sa vlejnë”.

Fonseca i ka të qarta idetë në prag të ndeshjes kundër Liverpulit që do të shënojë debutimin e Milanit në Ligën e re të Kampionëve.

"Ata janë një ekip i madh. Ne duhet të jemi perfekt në mbrojtje për të fituar. Absolutisht nuk duhet të bëjmë gabime. Unë e konsideroj Liverpulin një nga skuadrat më të mira në Evropë. Do të kemi një mundësi të kuptojmë nëse po përmirësohemi dhe po mësojmë. Do të zbulojmë vlerën tonë reale", ka thënë mes të tjerash trajneri i Milanit në prag të ndeshjes kundër Liverpulit në Champions.