RTSH Sport Live

Champions, Profecia e Tuhel: Reali është mit, por Gnabri i ndëshkon

  • 29/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Champions, Profecia e Tuhel: Reali është mit, por Gnabri i ndëshkon

Në konferencën e sotme për shtyp Tomas Tuhel ka pranuar se Bajerni ka një ndeshje mjaft të vështirë në Ligën e Kampioneve. Sipas tij ndeshjet përballë Realit nuk janë thejsht ndeshje përballë ekipit, i cili ka fituar më shumë trofe në këtë kompeticion, por një miti të vërtetë.

“Do të zhvillojmë edhe dy séance të tjera stërvitore ku do futbollistët do të përgatiten për ndeshjen e nesërme (30 prill). Kemi përballë një mit dhe lojtarët i sihkoj se nuk kanë nevojë për motivim pasi janë të motivuar”, tha Tuhel.

Pak ditë më parë Tuhel lajmëroi se Gnabri do të rikuperohej në kohë për ndeshjen madje se edhe do të shënonte gol. “Asaj që thash pak ditë më parë i qëndroj edhe sot”, tha tekniku gjerman.

Kur e pyetën për synimet, trajneri insistoi dhe nuk u fsheh duke pranuar se: “Synimi ynë është që të shkojmë në finale. Duam që të luajmë në Wembley”.