RTSH Sport Live

Champions, Slot: Milani është një klub i veçantë për ne holandezët

  • 16/09/2024
  • |
  • Futboll Bota
Champions, Slot: Milani është një klub i veçantë për ne holandezët

Milan-Liverpul është një nga ndeshjet më interesante të formatit të ri të Champions League, që do të marrë jetë ditën e nesërme.

Arne Slot u fokusua në lidhjen e fortë mes Milanit dhe futbollit holandez, në prag të ndeshjes mes Liverpulit të tij dhe kuqezinjve në Champions League:

"Gullit, Rijkaard dhe Van Basten? Ata ishin legjenda në Holandë, ishin pas mbërritjes së tyre në Itali. Nuk kishte aq shumë futboll në televizion sa ka tani, shumë holandezë e ndiqnin Milanin për këtë arsye, për të parë këta lojtarë të klasit botëror. Për ata holandezë në moshën time, Milani është një klub i veçantë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Liverpulit në prag të ndeshjes kundër Milanit në Champions.