RTSH Sport Live

Çiklizmi në zi: ndahet nga jeta Davide Rebellin, u godit nga një kamion

  • 30/11/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Çiklizmi në zi: ndahet nga jeta Davide Rebellin, u godit nga një kamion
Aksidenti në Montebello, ish-çiklisti ishte 51 vjeç

Bota e çiklizmit është tronditur nga bdekja e Davide Rebellin. 51-vjeçari ishte me biçikletë dhe u godit nga një kamion në Montebello Vicentino (Vicenza). Sipas raportimeve të para nga Il Gazzettino, automjeti i rëndë po dilte nga kryqëzimi i autostradës dhe goditi veronezin i cili vdiq në çast. Shoferi, i cili duket se nuk e ka vënë re goditjen, nuk është ndalur dhe karabinierët po punojnë për kapjen e tij.

Pesë vjet pas Scarponit, një tjetër kampion italian i çiklizmit humbi jetën me biçikletë pas një aksidenti. Rebellin zhvilloi garën e tij të fundit profesionale më 16 tetor në rrugët e vendlindjes së tij, Veneto Classic. Të njëjtat rrugë ku humbi jetën sot për shkak të një aksidenti teksa po stërvitej.