RTSH Sport Live

Cilësi e dobët, 100 sportistë kthejnë medaljet e fituara në Paris 2024

  • 20 orë para
  • |
  • Sporte të tjera
Cilësi e dobët, 100 sportistë kthejnë medaljet e fituara në Paris 2024

Një jetë për t'u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të medaljes së lakmuar. Janë 100 sportistë fitues në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilët kanë kthyer medaljet e tyre olimpike pesë muaj pas pjesëmarrjes.

Problemi është përkeqësimi serioz i medaljeve, shqetësim për cilësinë e dobët që i ka lënë vendin kritikave dhe polemikave të ashpra.

Ai që e trazoi situatën ishte amerikani Nyjah Huston, që fitoi medaljen e bronztë në Paris 2024, i cili në rrjetet sociale tregoi gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet medalja e tij. Një lëvizje që vuri në lëvizje edhe sportistë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë, duke treguar medaljet e ndryshkura dhe thuajse të panjohura, sigurisht që nuk shkëlqejnë dhe të shfaqen me krenari ashtu siç duhet.

"Kur ato janë krejt të reja, këto medalje janë fantastike - komentoi Huston - por gjithçka që duhet të bëni është t'i mbani ato pak, ndoshta me pak djersë, dhe me sa duket cilësia nuk është aq e lartë."

Por çfarë ndodhi? Problemet u ngritën për shkak të ndalimit të përdorimit të një komponenti kimik dhe kohës së kufizuar në dispozicion për të testuar zgjidhjet e reja. Drejtuesit e Monnaie de Paris u shkarkuan.

Medaljet e bronzit janë një përzierje e bakrit, zinkut dhe kallajit dhe bronzi tenton të oksidohet nëse ekspozohet ndaj ajrit dhe lagështisë. Përdorimi i një metali më të lirë përshpejton kohën e përkeqësimit.