RTSH Sport Live

Çmendet “Nike”, akord me Barçën për 140 mln euro në sezon

  • 15 orë para
  • |
  • Spanjë
Çmendet “Nike”, akord me Barçën për 140 mln euro në sezon

Jemi në detajet e fundit të akordit mes “Nike” dhe Barcelonës. Sipas shtypit spanjoll klubi katalan ka arritur një marrëveshje, e cila do të përfundojë pas plot 10 vitesh.

Sipas shifrave të para marrëveshja do të jetë për plot 140 milionë euro në sezon. Akordi parashikon kalimin e 150 milionë eurove pas firmës dhe më pas në secilin sezon Barcelona do të përfitojë 125 milionë euro.

Akordi do të bëhet publik më datë 19 tetor.