RTSH Sport Live

Çmimi i Madh i Kanadasë, Russell i merr “pole position” Verstappen-it… me rregullore

  • 09/06/2024
  • |
  • Formula 1
Çmimi i Madh i Kanadasë, Russell i merr “pole position” Verstappen-it… me rregullore

Në Montreal ka ndodhur diçka e pazakontë. George Russell dhe Max Verstappen kanë përshkruar për të njëjtën kohë xhiron e tyre të shpejtë të sesionit të tretë të provave zyrtare, 1:12:00.

Por sot nga vendi i parë do të niset piloti i Mercedes pasi kreu xhiron e tij më të shpejtë përpara holandezit.

Rregullorja e Formulës 1 i lejoi kështu Russell të fitojë “pole pisition” e dytë në karrierë plot 679 ditë nga i pari, në Çmimin e Madh të Hungarisë në 2022-in.