Juve merr derbin e Italisë me numrin 253. Në ndeshjen e javës së 25-të të Serisë A, skuadra e Thiago Motta-s mposhti Interin 1-0, bashkohet me Lazion në vendin e katërt me 46 pikë dhe i mban zikaltërit pas Napolit në krye të tabelës.
Në Allianz Stadium, në pjesën e parë një gjuajtje e Dumfries ndalet në shtyllë, ndërsa Sommer “mbijeton” përballë Di Gregorio duke mbetur gjithçka në ekuilibër. Më pas në pjesën e dytë bardhezinjtë rritën ritmin dhe e thyen ngërçin me Conceicao (74') pas një loje të shkëlqyer të Kolo Muanit në zona të ngushta.