RTSH Sport Live

Conte dhe një rikthim i mundshëm i tij tek Juventus

  • 24/11/2023
  • |
  • Itali
Conte dhe një rikthim i mundshëm i tij tek Juventus
Ish-trajneri i bardhezinjve: “Martesat bëhen gjithmonë në dyshe, e rëndësishme është që të ketë një ndarje mendimesh”

Antonio Conte kurrë nuk u distancua plotësisht nga Juventusi dhe, pavarësisht lamtumirës së stuhishme në verën e 2014, trajneri hap dyert për një rikthim të bujshëm në stolin e bardhezinjve. "Martesat bëhen gjithmonë në dyshe, gjithmonë mund të ëndërrosh dhe të shpresosh të martohesh sërish - fjalët e tij në margjinat e takimit me studentët e UniSalento, ku mori çmimin "Sport, Soft, Skill" - E rëndësishme është që ka një ndarje mendimesh. Për momentin unë jam duke shijuar kohën e lirë që kam, vazhdoj të studioj dhe të shikoj përreth për të zgjeruar njohuritë e mia”.

Conte është jashtë fushës që nga marsi, kur mbërriti ndërprerja e kontratës me Tottenhamin: “Nëse ndodh diçka e rëndësishme, e cila më jep emocionet që kam nevojë, sigurisht që do të kthehem në punë”.

Trajneri i italian foli edhe për të kaluarën e tij si futbollist: "Isha futbollist i mirë, i jap vetes 8. U bëra falë punës, këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë, dëshirës për t'u përmirësuar gjithmonë. Isha mirë, por jo një superlojtar, sepse performanca ime bazohej në vrapim, sakrifica, djersë. Megjithatë, si trajner e njoh atë talent që nuk e kisha si futbollist”.