RTSH Sport Live

Cristiano Ronaldo bëhet një... fustan, Georgina e vesh

  • 02/03/2024
  • |
  • Gosip
Cristiano Ronaldo bëhet një... fustan, Georgina e vesh
Georgina Rodriguez ishte diva e vërtetë e sfilatës Vetements në Javën e Modës në Paris

Georgina Rodriguez ishte diva e vërtetë e sfilatës Vetements në Javën e Modës në Paris. Influencuesja shumë e famshme zgjodhi një look vërtet ikonik që me siguri do të mbetet në historinë e modës.

Georgina magjepsi publikun në të kuqe të zjarrtë me një fustan të gjatë sirene që riprodhonte në mënyrë magjepsëse fanellën legjendare me numrin 7 të partnerit të saj, Cristiano Ronaldo (e kompletuar me emër dhe dedikim në gjoks).

Qëllimi i stilistit ishte të dizajnonte një fustan të frymëzuar nga fanella e CR7 nga koha e tij te Manchester United, periudhë në të cilën ai përdori numrin 7 për herë të parë.