Një ditë më parë vendosi ndeshjen e Portugalisë në minutat e fundit, një ditë më pas ishte në aeroplan për në Itali. Cristiano Ronaldo nuk humbi kohë pas fitores ndaj Islandës dhe menjëherë iu bashkua familjes së tij.
Portugezi u ul në aeroportin e Olbias në orën 9 të mëngjesit të sotëm. Siç raporton La Nuova Sardegna, ishin tre marinarë që e prisnin dhe supozohet se ndalesa e tij e parë është në një jaht. Në orët e vona të mëngjesit, partnerja e tij Georgina ka publikuar një video në shtëpinë ku po qëndrojnë me fëmijët e tyre duke u përqafuar me Ronaldon.
Një lidhje mes Ronaldos dhe Sardenjës ka disa vite që vazhdon. Duke filluar nga pushimet e tij të para në verën e vitit 2008 dhe më pas në 2018 para se të transferohej te Juventus nga Real Madrid.