Sipas El Confidencial mbrojtësi brazilian po kalon kohë të vështira. Fakti që prej javësh është nën akuzë për ngacmim seksual ka bërë që shumë sponsorë ta braktisin duke nxjerrë në pah vështirësi të tjera.
Sipas të përditshmes spanjolle Dani Alves-it i janë sekustruar shumë prona pasi ka një borxh prej 2.25 milionë eurosh. Ndërkohë po sipas të përditshmes fakti që ai është në vështirësi financiare e tregon edhe apartamenti i vogël (60,54 metra katrorë) ku banonte në zonën Sant Feliu de Llobregat përpara se të mbyllej në burg.
Mes viteve 2019-2021 Alves kishte hapur plot 6 biznese por sot vetëm dy prej tyre (Cedro Esport dhe Bahía Ilheus Inmobiliaria) janë ende në këmbë pasi të gjithë të tjerët kanë falimentuar.