RTSH Sport Live

Dani Carvajal: Vinicius është përmirësuar në gjithçka

  • 07/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Dani Carvajal: Vinicius është përmirësuar në gjithçka
“Punon shumë dhe shpresojmë që nesër të na ndihmojë të kalojmë në raundin tjetër”

Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern, anësori Dani Carvajal u fokusua edhe tek disa individë të Real Madridit: nga trajneri Carlo Ancelotti te talenti i Vinicius Jr.

Me Ancelottin ndihemi mirë - “Ai dhe stafi i tij kanë kaq shumë vlerë, është falë tij që ne të gjithë i kemi sytë hapur këtë sezon”.

Për Vinicius - “Ai është përmirësuar në gjithçka, punon shumë dhe shpresojmë që nesër të na ndihmojë të kalojmë në raundin tjetër”.