Dëmtimi i Laxarit në kofshë mund të jetë një mundësi e artë për Hysajn që të rikthehet të luajë për ekipin roman. Sipas shtypit italian shkodrani mund të rikthehet në listën e Serisë A të Lacios pasi Laxari do të qëndrojë larg fushave të paktën për një muaj.
“Il Messaggero” bën me dije se drejtuesit e Lacios po mendojnë për rikthimin e Hysajt në listën e lojtarëve, të cilët të përfaqësojnë klubin në kampionatin italian.