Derbi nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe njeri më të duhur se Gigi Di Biagio për ta thënë këtë gjë në prag të sfidës Dinamo City-Partizani, nuk ka. Me disa fanella të rëndësishme në CV , tekniku aktual i bluve ka se çfarë të thotë kur pyetet për rëndësisnë e një dueli të tillë.
“Derbi është një ndeshje e bukur sepse të jep adrenalinë dhe nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. Duhet të diomë të menaxhojmë emocionet sepse lojtarët dallohen pikërisht në këto momente ku dinë si të menaxhojnë emocionet dhe presionin. Duhet të jemi të qetë. Ka mësuar diçka nga trajneri i tij mbrojtësi i ri i Dinamos i rritur pikërisht në akademinë e klubit kryeqytetas”, tregon tekniku dinamovit.
Në vijim, Di Biagio ndalet edhe te sfidat derbi që kanë shënjuar karrierën dhe jetën e tij në fushë. “Kam luajtur shumë derbi në karrierën time. Ndoshta më i vështiri që kam laujtur është Lazio Roma që ndoshta është më i vështiri por edhe Milan Inter që është bnjë nga më të bukurit në botë. Kam luajtur edhe të tjerë si psh. Brescia-Atalanta që është shumë i vështirë madje edhe Foggia - Bari dhe më duhet të them se janë ndeshje të bukura. Sipas meje lojtarët duhet të ndiohen me fat që luajnë të tilla ndeshje prandaj nuk duhet ta ndiejnë si nnjë peshë apo vështirësi. Duhet të mendojnë vetëm për futbollin sepse është dicka e bukur”, u shpreh 52-vjeçari.