Pasi ka rigjetur veten në kampionat, Dinamo do të presë nesër Orikun për Kupën e Shqipërisë, ku blutë kanë ambicie për të shkuar sa më larg. Takimi me skuadrën e Kategorisë së Dytë do të luhet në fushën e kompleksit Dinamo, në Arbanë, në orën 13:00. Situata e përmirësuar në kampionat i lejon skuadrës së Dritan Mehmetit të përqendrohet edhe në ndeshjet e Kupës, ku blutë synojnë të bëjnë më mirë se vitin e kaluar, kur u eliminuan në raundin e dytë nga Kastrioti. Dinamo është favorite në letër përballë Orikut, skuadër që luan në grupin B të kategorisë së dytë, ku ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të luajtura. Dinamo është 13 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, por ky trofe i mungon që nga 2003. Në Kategorinë Superiore blutë vijnë nga gjashtë rezultate pozitive radhazi, të përfshijnë tri fitore e tre barazime.
Lajmet e fundit
Kupa e Shqipërisë, gati për fazën e 1/16-ave
19/11/2024