RTSH Sport Live

Diogo Costa, heroi i Portugalisë: Ndeshja më e mirë e jetës sime

  • 01/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Diogo Costa, heroi i Portugalisë: Ndeshja më e mirë e jetës sime
“Unë u fokusova të bëja atë që duhej të bëja. Sigurisht që kishim analizuar penalltitë”

Diogo Costa nuk e fsheh gëzimin që arriti të ndihmojë skuadrën e tij, Portugalinë duke pritur tri penallti përballë Sllovenisë.

"Ne të gjithë ndjemë se duhet të vazhdojmë të besojmë [pas penalltisë së parë të Ronaldos]. Ne besuam deri në fund dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”.

"Kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e jetës sime. Unë u fokusova të bëja atë që duhej të bëja. Sigurisht që kishim analizuar penalltitë, por lojtarët ndryshojnë dhe ata ndryshojnë mënyrën se si gjuanin, jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar që kam ndihmuar ekipin”.

"Kur bëra pritjen përballë Šeško në kohën shtesë,  lexova gjuhën e trupit të tij dhe isha në gjendje të ndihmoja skuadrën”.