RTSH Sport Live

Ditëlindja e hidhur e Gjimshitit: Nuk kam fjalë, tre gola në 45’janë shumë!

  • 19/02/2025
  • |
  • Itali
Ditëlindja e hidhur e Gjimshitit: Nuk kam fjalë, tre gola në 45’janë shumë!

Dita e sotme është e veçantë për Gjimshitin, të cilit në ditën e ditëlindjes do ti duhet që të harrojë eliminimin nga Champions Liga.

Humbja e pësuar mbrëmjen e kaluar në Bergamo erdhi shtatë ditë pas asaj në Bryzh, seri negative rrezultatesh këto, të cilat kanë lënë pa fjalë shqiptarin.

“Nuk mund të gjej fjalë për të komentuar këtë ndeshje, por u bëj komplimentet e mia rivalëve tanë. Në pjesën e parë na ndëshkuan me tre kundërsulme, na vendosën në vështirësi pasi gjetën menjëherë golin. Tani na duhet që të rinisim rrugëtimin në kampionat. Për këtë ndeshje them se në këto nivele s’mund të mbyllësh pjesën e parë me tre gola të pësuar”, tha Gjimshiti.