RTSH Sport Live

Djordjeviç sulmon Donçiç: Nuk është Bolt, basketbolli luhet në ekip!

  • 01/08/2023
  • |
  • Basketboll
Djordjeviç sulmon Donçiç: Nuk është Bolt, basketbolli luhet në ekip!

Aleksandar Djordjeviç, komisari teknik i përfaqësueses kineze të basketbollit, ka pranuar që të komentojë yllin e Dallasit në fund të miqësores ku Kina humbi përballë Sllovenisë me shifrat 75-73.

Trajneri serb, i cili po përgatit ekipin aziatik për Botërorin e basketbollit, në fund të këtij takimi u përgjigj ashpër për gazetarët, të cilët e pyetën se si kishte ndikuar në këtë ndeshje mungesa e Donçiç. “Basketbolli nuk është sport individual dhe me të gjithë respketin them se Luka Donçiç nuk është Usain Bolt”, tha Djordjeviç për mikrofonët e “Sport Klub”.

“Mendoj se të gjithë ne kemi patur nevojë për shokë të mirë skuadre për të rrealizuar fitoret që kemi arritur në fushë. Askush nuk fiton i vetëm”, shtoi “Sasa”.

Botërori basketbollit nis në shtator dhe do të mbahet në Japoni, Filipine dhe Indonezi. Ndërsa Kina e Djordjeviç është pjesë e Grupi B së bashku me Sudanin e Jugut, Puerto Rikon dhe Serbinë.