RTSH Sport Live

Doncic fenomenal, Milwaukee mposhtet në shtëpi

  • 27/01/2024
  • |
  • Basketboll
Doncic fenomenal, Milwaukee mposhtet në shtëpi

Në mbrëmjen e NBA, protagonisti absolut është Luka Doncic, që realizon plot 73 pikë në suksesin e Dallasit, që mposhti 148-143 Atlantan. Zhgënjen Milwaukee, që mposhtet në shtëpi 112-100 nga Cleveland. Fitojnë ndeshjet respektive Oklahoma, Indiana, Memphis, San Antonio dhe LA Clippers.

ATLANTA HAWKS-DALLAS MAVERICKS 143-148

Luka Doncic është lojtari i katërt në historinë e NBA që realizon të paktën 73 pikë në një ndeshje. Slloveni ka qenë protagonisti kryesor në suksesin 148-143 të Dallasit ndaj Atlantës. 30 pikët e Trae Young nuk mjaftojnë që Atlanta të evitojë humbjen e katërt radhazi në kampionat.

MILWAUKEE BUCKS-CLEVELAND CAVALIERS 100-112

Në pritje të trajnerit të ri, Milwaukee mposhtet 112-110 në shtëpi përballë Cleveland. Donovan Mitchell me 32 pikë dhe Allen me 24 pikë udhëheqin Cavaliers në këtë sukses. Giannis Antetokounmpo realizon 22 pikë, po aq sa Lillard, por nuk mjafton që të çojnë skuadër drejt fitores.

 Ndeshjet e tjera të NBA:

NEW ORLEANS PELICANS-OKLAHOMA CITY THUNDER 83-107

TORONTO RAPTORS-LOS ANGELES CLIPPERS 107-127

INDIANA PACERS-PHOENIX SUNS 133-131

MEMPHIS GRIZZLIES-ORLANDO MAGIC 107-106

SAN ANTONIO SPURS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 116-100

CHARLOTTE HORNETS-HOUSTON ROCKETS 104-138