George Russell fiton GP-në e Belgjikës, raundin e katërmbëdhjetë të sezonit në kampionatin botëror të F1. Në pistën Spa-Francorchamps, piloti i ekipit Mercedes i befasoi të gjithë me strategjinë e një ndalese, ndryshe nga pjesa tjetër e rrjetit që ndaloi dy herë në bokse.
Një zgjedhje e rrezikshme, por që shpërbleu britanikun që triumfoi përpara shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton dhe McLaren të Oscar Piastrit.
Ferrari ra nga podiumi, me Charles Leclerc që përfundoi i katërti përpara Red Bull të Max Verstappen dhe McLaren të Lando Norris. Carlos Sainz përfundoi i shtati menjëherë pas britanikut dhe përpara RB20 tjetër të Perez.