Borussia Dortmund nuk gaboi në ndeshjen e 7-të të Bundesligës, mundi me rezultatin 2-1 St. Pauli në fund të një ndeshjeje shumë të vështirë. Bensebaini kishte kaluar në avantazh formacionin e Sahin në minutën e 43-të, por Signal Iduna Park më parë kishte rrezikuar të heshtë kur goli i Guilavoguit u anulua për pozicion jashtë loje në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar, më pas në minutën e 78-të, Smith gjeti golin e barazimit dhe ngriu turmën. Guirassy u dha tri pikët verdhezinjve me asistimin e Gittens në minutën e 83-të.
Më poshtë është programi i plotë i xhiros së 7-të dhe renditja, ku Borussia Dortmund ngjitet për momentin në vendin e 4-të me 13 pikë, e barabartë me Eintracht-in në vendin e tretë.
E premte. 18 tetor
Borussia Dortmund – St. Pauli 2-1
E shtunë, 19 tetor
Freiburg - Augsburg
Hoffenheim - Bochum
Bayer Leverkusen - Eintracht
Mainz - Leipzig
Borussia Monchengladbach - Heidenheim
Bayern Munich - Shtutgart
E diel, 20 tetor
Kiel - Union Berlin
Wolfsburg - Werder Bremen