Ndeshja e parë e javës së 18-të të Bundesligës sheh fitoren 2-0 të Eintracht Frankfurt ndaj Borussia Dortmund, një rezultat që pasqyron në mënyrë të përkryer sezonin krejtësisht të ndryshëm që dy klubet po përjetojnë.
Edhe pa Marmoush (afër City-t), të besuarit e trajnerit Dino Toppmoller gjejnë suksesin falë golave të Ekitike dhe Hojlund, duke forcuar vendin e tyre të tretë në ligë. Një tjetër humbje për Dortmundin, që ndodhet në mes të tabelës.
Fitorja e tretë radhazi për Eintracht Frankfurt, tashmë me 36 pikë, duke blinduar kështu vendin e tretë, pas Bayern dhe Leverkusen. Dortmund mbetet në vendin e 10-të me 25 pikë dhe tre humbje radhazi në po aq ndeshje të Bundesligës.