RTSH Sport Live

Durant për “shoping” në Paris, merr aksione të PSG-së

  • 13/08/2024
  • |
  • Të tjera
Durant për “shoping” në Paris, merr aksione të PSG-së

Kevin Durant, ylli i “Dream Team” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shfrytëzuar udhëtimin për në Europë jo vetëm për sport, por edhe për biznes.

Mësohet se ylli i Finiks Suns tashmë është pjesë e PSG-së pasi nëpërmjet shoqërisë së tij “Boardroom” ka mundur që të blejë një kuotë të vogël aksionesh të skuadrës franceze.

Operacioni, i orkestruar nga fondi amerikan i investimeve “Arctos Sports Partner”, mësohet se ka qenë rreth 4.3 miliardë euro, të cilat konvertohen në 12.5% të aksioneve. Sipas burime të “The Athletic”, Durat ka kontribuuar me disa milionë dollarë.