RTSH Sport Live

E ardhmja e Brojës larg Çelsit, “blutë” nxjerrin në shitje sulmuesin shqiptar

  • 23/04/2024
  • |
  • Angli
E ardhmja e Brojës larg Çelsit, “blutë” nxjerrin në shitje sulmuesin shqiptar

Çelsi duhet të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar”, prandaj për të mbajtur në rregull bilancet e klubit është i detyruar që të shesë në merkaton e ardhshme.

Armando Broja dhe Trevoh Çalobah, dy lojtarët që kanë dalë nga akademia e “bluve” të Londrës janë dy emrat që priten të largohen nga “Stamford Bridge”.

Sulmuesi kuqezi, që aktualisht është i huazuar te Fulham, nuk po gjen hapësira te skuadra e re, ku ka luajtur pak minuta në pjesën e dytë të sezonit. West Ham dhe Wolves janë dy nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar.