Pas afrimeve, vijnë edhe largimet. Egnatia njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me Lorougnon Henri Joel Doukouo, i njohur nga të gjithë si Joel. Kontrata e lojtarit skadonte në verën e vitit 2026, por palët me mirëkuptim kanë vendosur që të mbyllin më herët bashkëpunimin.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi rrogozhinasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke falenderuar sulmuesin për kontributin e dhënë. Në këtë sezon, Joel ka luajtur në 15 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 1 gol.
Kujtojmë se sulmuesi u bë pjesë e rrogozhinasve në verën e vitit 2022 dhe largohet nga Rrogozhina pasi arriti që të fitojë gjithçka në futbollin shqiptar.