RTSH Sport Live

Egnatia, miqësore me Napolin

  • 19/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Egnatia, miqësore me Napolin
Është skuadra italiane që ka konfirmuar sfidën me kampionët e Shqipërisë

Ndryshim programi për Napolin për ndeshjen miqësore të planifikuar për të dielën e 28 korrikut, në orën 20:00, në kampin stërvitor Castel di Sangro. Kundërshtari i skuadrës së Antonio Contes në fakt do të jetë Egnatia, klubi kampion në fuqi i Shqipërisë dhe jo Adana Demirspor, pas problemeve nga ana e klubit turk.

“Të gjithë ata që kanë blerë dhe që do të vazhdojnë të blejnë Napoli Summer Pass në OneFootball do të kenë automatikisht akses në ndeshjen miqësore Napoli-Egnatia. Ndryshimi i ndeshjes në platformë do të bëhet në ditët në vijim”, thuhet në shënimin e klubit.