Në një intervistë të dhënë për Reuters, Berni Ekleston u pyet për të bërë një parashikim për fituesin e Botërorit të radhës në Formula 1. Sipas ish-presidentit të Formulës 1 në 2025 nuk do të ketë të ketë ndryshime.
“Më pëlqen shumë se ky Botëror është i hapur. Është diçka mjaft pozitive për Formulën 1. Nga ana ime jam i bindur se Maks Vershtapen do të fitojë përsëri titullin. Nuk shikoj asnjë arsye që të ketë ndryshime sa i përket fituesit. Nëse ‘Red Bull’ do të ndërtojë një veturë të mirë atëherë Maks fiton pa probleme”, arsyetoi Berni Ekleston.