Lajme të mira në kampin e Tiranës në prag të klasikes kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 17:00 në Shkodër.
RTSH Sport, që ka ndjekur nga afër stërvitjen e fundit stërvitore të klubit bardheblu, mëson se drejtuesit e klubit kanë zgjidhur problemet që kishin në lidhje me merkaton e bllokuar dhe tashmë mund të federojnë dhe të aktivizojnë blerjet e reja.
Emmanuel Ernest dhe Erisildo Smaçi janë të gatshëm për trajnerin Magani për sfidën e radhës kundër Vllaznisë, që do të transmetohet në RTSH Sport.