RTSH Sport Live

Elbasani-Bylis, emocione dhe… një barazim 2-2

  • 21/12/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Elbasani-Bylis, emocione dhe… një barazim 2-2
Dy skuadrat kryesuese të Kategorisë së Parë kanë ndarë pikët në “Elbasan Arena”

Sfidë emocionuese në “Elbasan Arena’ mes dy skuadrave kryesuese të Kategorisë së Parë, Bylist dhe Elbasanit, që në fund të një 90-minutëshi të luftuar kanë dhuruar një barazim 2-2. Në një stadium të mbushur si asnjëherë tjetër, në një ndeshje të prapambetur, ishin vendasit që kërkuan më shumë në pjesën e parë dhe u shpërblyen në minutën e 26-të me golin e Grecës, duke shkuar në pushim me avantazhin 1-0.

Megjithatë, në pjesën e dytë ballshiotët reaguan dhe arritën të përmbysin gjithçka brenda shtatë minutash me golat e Xheferson Xheferson 57’ dhe Kamara 64’. Por avantazhi i skuadrës që mban vendin e parë në klasifikim nuk zgjati shumë pasi Telushi vendosi barazpeshën në minutën e 71-të.

Minutat e mbetura ishin mjaft të luftuara, me elbasanasit që kërkuan më shumë për të shënuar, por gjithçka mbeti e mbërthyer në shifrat 2-2 dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë mes tyre. Bylisi kryeson kampionatin pas 16 javësh me 39 pikë. Elbasani mban vendin e dytë me 36 pikë.

RENDITJA