RTSH Sport Live

Elbasani dhe Vllaznia ndahen në paqe, kualifikimi vendoset në Shkodër

  • 3 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Elbasani dhe Vllaznia ndahen në paqe, kualifikimi vendoset në Shkodër

Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e luftuar, por në fund të 90 minutave asnjë nga skuadrat nuk ka arritur që të dërgojë topin në rrjetë. Ndeshja e parë mbyllet në barazim pa gola dhe fitues.

Në sfidën e kthimit që do të luhet pas dy javësh në Shkodër do të vendoset emri i skuadrës që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.