RTSH Sport Live

Ergys Luga, shqiptari i suksesshëm i Kinës

  • 25/05/2023
  • |
  • Futboll Bota
Ergys Luga, shqiptari i suksesshëm i Kinës
Pas një eksperience të gjatë me grupmoshat, bëhet pjesë e stafit teknik të federatës

Ergys Luga është larguar nga Shqipëria më shumë se 5 vite më parë duke nisur një eksperiencë të re në një vend të huaj e të largët si Kina. Ka punuar në vendin tonë me ekipe të ndryshme por në Lindjen e Largët gjithcka ndryshon. Pas disa ndalesave interesante në qytete të mëdha si Guangzhou apo Shanzhen, sot ai ka bërë një hap tjetër të madh në stafin rajonal të federatës kineze. “Aktualisht mbuloj postin e drejtorit teknik në Federatën Kineve të Futbollit. Momentalisht jam fokuasuar me ekipin e moshave deri në 19 vjeç të Kinës”, tregon Ergys Luga.

Por a ka menduar ai të kthehet në Shipëri për të hapur një derë tjetër në karrierë? A do të ishte e vështirë një gjë e tillë? nje dite? Cilat jane diferencat mes dy kulturave sportive dhe a mund te pershtatet shume shpejt me realitetin ne Shqipëri? “Për momentin jam nën kontratë pasi akordi aktual mbaron në tetorin e këtij viti. Kam lënë gjithçka të hapur. Mendoj se trajneri duhet të jetë aty ka më shumë nevojë për atë. Sa i përket eksperiencës time këtu them se isha skeptic në fillim pasi mendoja se nuk do të përshtatesha kurrë. Këtu në Kinë më ka habitur fakti se futbollistët takohen si para dhe pas ndeshjes. Nuk e kisha parë më parë në asnjë vend tjetër të botës. Ky gjest të bën të kuptosh më mirë sportin ku si humbja dhe fitorja janë anët e të njëjtën medalje”, vazhdon Ergys Luga.

E njeh futbiollin deri në detaje dhe sigurisht që ndjek me interes edhe Superligën e Shqipërisë. “Kampionati shqiptar po përmirësohet shumë falë punës të bërë nga Federata. Jam kurioz që një ditë të punoj në Shqipëri të jap kontributin tim me njohuritë që kam për këtë lojë”, përfundon Luga.