Në kuadër të javës së 26-të të Superligës, Beshiktashi mposhti me rezultat 2-0 Konyasporin të cilin e priti në shtëpi. Sulmuesi kuqezi, Ernest Muçi, pjesë e Beshiktash, ka bërë një deklaratë për mediat pas ndeshjes.
Duke folur për ndeshjen e tij të parë para tifozëve, Ernest Muçi tha: “Të luaja para tifozëve tanë ishte një ëndërr e realizuar për mua. Është një burim krenarie e madhe. Kam luajtur ndeshjen e parë në shtëpi dhe mezi pres të luaj pjesën tjetër. Jam shumë i lumtur me fitoren”.
Duke u shprehur se janë në një rrugë të mirë dhe se duhet të vazhdojnë kështu, Muçi tha: “mund të luaj në çdo pozicion në sulm. Sigurisht që do të bëj edhe pjesën mbrojtëse të punës, por mund të luaj në çdo pjesë të sulmit. Jemi në një rrugë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të fitojmë ndeshjet jashtë dhe në shtëpi. Na presin ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha ai.
Duke folur për transferimin e tij, Muçi tha: “Mësova për këtë çështje një ditë më parë kur isha me ish-skuadrën time. Më pas më thanë se duhet të shkonim në Stamboll në orën 17:00. Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu, është një ëndërr e realizuar për mua”.
Në këtë sfidë në fushën e lojës ishin të pranishëm 4 futbollistë shqiptarë: Muçi dhe Rashica për vendasit, e Cikalleshi dhe Et’hemi për miqtë.