RTSH Sport Live

Erta Bujari flet përpara derbit të vajzave

  • 20/10/2023
  • |
  • Basketboll
Erta Bujari flet përpara derbit të vajzave
“Partizani pas humbjes së kupës menjeherë afroi dy lojtare të huaja”

Në fundjavë basketbolli do ketë dy derbi në Tiranë për meshkuj e femra, të dy ndeshjet do të zhvillohen të shtunën në orën 18:00 me një ndryshim të vogël, për femra luhet në “Farie Hoti” Tirana-Partizani dhe për meshkuj në “Asllan Rusi” Partizani-Tirana. Trajnerja e vajzave të Partizanit Erta Bujari na tregoi se si po pregatitet skuadra përpara derbit. “Kemi studiuar ndeshjen me Flamurtarin dhe kemi dalë në disa konkluzione. Mendoj se do të jetë një ndeshje jo si të tjerat pasi është një derbi dhe të tilla ndeshje kurrë nuk janë të lehta”, tha Bujari.  

Partizani humbi trofeun e parë sezonal me Flamurtarin dhe Bujari tregon ndryshimet pas asaj ndeshjeje. “Kemi bërë disa ndryshime dhe nuk jemi ai ekip që u mund atë ndeshje pasi kemi afruar një organizatore që njeh kampionatin shqiptar. Në këtë aspekt them se duhet pak kohë që të kemi të gjithë ekipin gati pasi disa prurje të reja duan kohë të adaptohen”, tha trajnerja e Partizanit.

Lidhur me pritshmeritë e këtij sezoni Bujari do të nenvizonte: “Këtë sezon jemi një ekip më ambicioz pasi kemi ndrequr disa gabime që kemi bërë një vit më parë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti japim fjalën fushës dhe të tregojmë sa jemi përmirësuar”.