RTSH Sport Live

Erzeni dhe Kukësi, ndajnë barazimin dhe dhimbjen

  • 04/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Erzeni dhe Kukësi, ndajnë barazimin dhe dhimbjen
Rezultati 3-3 çon ekipin shijakas në Kategorinë e Parë

Erzeni dhe Kukësi ndajnë pikët në javën e 34-të të Kategorisë Superiore, gjithashtu edhe dhimbjen, pasi me këtë rezultat, shijakasit zyrtarizojnë rënien nga kategoria. Takimi zhvilluar në “Adush Muça” të Ballshit përfundoi me rezultatin 3-3.

Blazevic shënoi dy herë për Erzenin në minutat 22’ dhe 64’, Reci do të shkurtonte diferencën më të 77-tën. Ademi 2 minuta më pas do të realizonte golin e tretë për Erzenin, dhe ku u duk se skuadra e Deliallisit kishte gjithçka në kontroll, Kukësi shënoi dy herë me Solodovnikov dhe Fejzaj. Aktualisht, Kukësi është në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Erzeni me 32 pikë të koleksionuara.