Pas fitores në ndeshjen e parë me Malin e Zi, ekipi Kombëtar U-19 për vajza do të zbresë sërish në fushë për takimin e dytë ndaj Moldavisë. Sfida do të luhet nesër, në orën 13:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Ekipi ka mbyllur përgatitjet në Durrës dhe skuadra është gati për takimin ndaj Moldavisë. Vajzat do të kërkojnë fitoren e radhës dhe Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët të mbështesin ekipin Kombëtar të vajzave U-19 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Po nesër, do të zhvillohet edhe sfida tjetër e grupit B1. Bjellorusia do të luajë kundër Malit të Zi, në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 11:00.
Ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit do të luhen në të njëjtën orë, 13:30. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa Moldavia do të luajë ndaj Malit të Zi në “Shtëpinë e Futbollit”.