Java evropiane e basketbollit nisi me nje supersfidë në RTSH teksa Olimpiakos mundi Realin e Madridit 79-69 në pallatin e sportit në Pire. Ishte një takim i fortë me disa ndryshime udhëheqjesh ku fillimisht ishte skuadra greke që kryesoi 17-12, por pas një avatazhi të pjesshëm të madrilenëve 9-0 morën avantazhin me +4 pikë.
Perioda e dytë ishte më e mirë për skuadrën greke teksa falë mbrotjes së tyre e detyruan Realin të shënonte vetëm 13 pikë e si rrjedhojë morën avantazhin me vetëm 2 pikë. Në periodën e tretë Reali shpërthen duke e fituar si 10 minutesh 20-25 dhe duke marrë kryesimin që dukej i sigurtë për të vijuar me tej.
Është Olimpiakos që sërish me një avantazh të pjesshëm ia del ta kapërcejë Realin dhe ta ruajë kryesimin deri në fund me +10 pikë. Sërish spanjollët vuajtën për të shënuar në fund teksa realizuan vetëm 10 pikë në 10 minutat e fundit.
Për Olimpiakos, Vezenkov u dallua me 23 pikë dhe Mekisisc me 15 pikë si dhe me një impakt shumë të mirë edhe në mbrojtje edhe pse erdhi nga stoli.
Te dy skuadrat tashmë janë me 3 fitore dhe 3 humbje, por Olimpiakos nga vendi i 11-të ngjitet në vend të 9-të, ndërsa Reali nga vendi i 3-të zbret në vend të 10-të pas kësaj humbjeje.