RTSH Sport Live

Euroliga në RTSH: Parisi gjen fitoren pas pesë humbjesh

  • 10 orë para
  • |
  • Basketboll
Euroliga në RTSH: Parisi gjen fitoren pas pesë humbjesh
Luka Banchi nuk e shijon dot fitoren e parë me Efes

Parisi është kthyer tek fitorja pas 5 humbjesh rresht duke mundur Anadolu Efes 88-84 në kryeqytetin francez. Ishte një ndeshje ku që në fillim u vu re dita jo e mirë e skuadrës turke, e cila në 8 minutat e para shënoi vetëm 6 pikë. Por në periodën e dytë Efes zgjohet, arrin të shënojë disa trepikësha dhe mbi të gjitha të bllokojë tabelën siç dhe e pranon trajneri i Parisit, Tiago Spliter. Efes arrin të përmbysë rezultatin dhe ta mbyll periodën e dytë 37-39.

Perioda e tretë është sërish e mirë për skuadrën turke, por gjithçka e ekulibruar pasi francezët, ashtu siç pritej, shtojnë ritmin dhe saktësinë e gjuajtjeve për tri pikë sidomos me Hifi dhe Shorts.

Në periodën e katërt diferenca nuk është më shumë se dy pikë herë për njërin krah e herë për tjetrin. Bryant ngjitet në katedër për skuadrën e Efes dhe arrin në kuotën e 21 pikëve, ndërsa për Parisin luhet një basketboll më kolektiv dhe perveç Hifi e Shorts, luan mirë edhe Jantunen, Malcom etj.

Pika më e rëndësishme e ndeshjes është kur rezultati ishte i barabartë në fund dhe Thomspon pasi humbet topin shkakton faull. Kjo i jep një avantazh Parisit që nuk e humbet më. Në fund larkin shënon një trepikësh por nuk mjafton për ta barazuar ndeshjen e si rrjedhojë, Luka Banki, trajneri italian që e drejton prej dy javësh skuadrën turke, nuk shijon ende fitoren e parë. Për Parisin u dallua Shorts me 17 pikë 8 assist e 4 topa në tabelë, ndërsa si skuadër ruajnë vendin e 6, ndërsa Efes bie në vend të 13.