RTSH Sport Live

Euroliga në RTSH, sot transmetohet derbi spanjoll Baskonia-Valencia

  • 26/01/2024
  • |
  • Basketboll
Euroliga në RTSH, sot transmetohet derbi spanjoll Baskonia-Valencia

Rikthehet basketbolli i madh evropian në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Transmetuesi publik ka siguruar të drejtat ekskluzive për 3 sezone të Euroligës së basketbollit për meshkuj dhe sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësi të shijojnë dy prej sfidave më të spikatura çdo javë.

Mbrëmjen e djeshme e transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport takimi Real Madrid- Olimpiakos, që u fitua nga spanjollët me rezultatin 90-85.

Ditën e sotme një tjetër ndeshje shumë interesante e Euroligës do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport. Të gjithë të apasionuarit pas basketbollit mund të ndjekin në orën 20:30 në rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar derbin spanjoll mes Baskonias dhe Valencias.