Po nxehet atmosfera në Hamburg në vigjilje të ndeshjes Dinamo Kiev-Lazio, sfida debutuese në Europa League e skuadrës së Marco Baronit.
Mbrëmjen e kaluar rreth 40 tifozë të skuadrës bardhekaltër u ndaluan nga policia gjermane pasi iu gjetën disa objekte "të papërshtatshme” (shkopinj, thika).
Tifozët u shoqëruan në rajon, por pas identifikimit, ata u lanë të lirë, por nuk do të mund të ndjekin ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Volksparkstadione dhe u ndalohet të afrohen në zona të caktuara të qytetit. Megjithatë, ndaj tyre nuk është lëshuar asnjë detyrim riatdhesimi.