RTSH Sport Live

Europa League, Arsenali “peshkon” Sporting-un, United dhe Juventus me fat

  • 24/02/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League, Arsenali “peshkon” Sporting-un, United dhe Juventus me fat

Në mesditë është hedhur shorti i fazës të 1/16-ave ku ekipet e kualifikuara dje kanë mësuar emrin e rivaleve në rrugëtimin e tyre në turneun e dytë për nga rëndësia në Europë, Europa League.

Me fat – Shorteu ishte favorshëm për dy prej tre favoriteve të turneut. Juventusi sfidon ekipin e Freiburg ndërsa United ka tjetër duel spanjoll. Pasi eleminuan Barcelona-n, “Djajve të Manchester-it u duhet të kalojën edhe formacionin andaluz të Betis.

I ndërlikuar – Rrugën për më tej do ta ketë më të vështirë skuadra e Arsenal pasi do të ndeshet me formacionin e Sporting-ut. Ndërsa sfida më të ekuilibruara janë ato mes Seville dhe Fenerbahçe dhe Roma-s e Real Sociedad.

Europa League 1/16

Union Berlin (GJER) - Union Saint-Gilloise (BEL)

Seville (SPA) - Fenerbahçe (TUR)

Juventus (ITA) - Friburgo (GJER)

Leverkusen (GJER) - Ferencváros (HUNG)

Sporting CP (POR) - Arsenal (ANG)

Man United (ANG) - Betis (SPA)

Roma (ITA) - Real Sociedad (SPA)

Shakhtar (UKR) - Feyenoord (HOL)