RTSH Sport Live

Europa League, Baroni lë jashtë liste Hysajn dhe Castrovilli

  • 05/09/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League, Baroni lë jashtë liste Hysajn dhe Castrovilli

Elseid Hysaj dhe Gaetano Castrovilli nuk do të kenë mundësi që të luajnë me Lazio në Europa League. Klubi roman ka publikuar sot emrat e lojtarëve, të cilët do të kenë mundësi që të luajnë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në nivel klubesh.

Marco Baroni ka preferuar që të mos listojë në këtë listë edhe emrat e Toma Basic dhe Jean-Daniel Akpa-Akpro. Për trajnerin lacial të katër futbollistët janë jashtë projektit.

Lista e Lazio për Europa League: 2 Samuel Gigot, 3 Luca Pellegrini, 4 Patricio Gabarron Gil, 5 Matias Vecino, 6 Nicolò Rovella, 7 Fisayo Dele-Bashiru, 8 Mattéo Guendouzi, 9 Pedro Rodriguez, 10 Mattia Zaccagni, 11 Valentin Castellanos, 13 Alessio Romagnoli, 14 Tijjani Noslin, 18 Gustav Isaksen, 19 Boulaye Dia, 20 Loum Tchaouna, 29 Manuel Lazzari, 30 Nuno Tavares, 34 Mario Gila, 35 Christos Mandas, 55 Alessio Furlanetto, 77 Adam Marusic, 94 Ivan Provedel.