RTSH Sport Live

Europa League, Manchester United- Real Sociedad në RTSH

  • 12 orë para
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League, Manchester United- Real Sociedad në RTSH

Do të luhen sot ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të finales së Europa League. Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes së sotme, përballja mes Manchester United dhe Real Sociedad do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 në orën 21:00.

Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi në barazim 1-1, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Sfida në “Old Trafford” premton spektakël dhe në fund të saj do të vendoset se kush do të jetë skuadra që do të kualifikohet në çerekfinalet e këtij edicioni të Europa League.

Bilbao-Roma apo Frankfurt-Ajax janë disa nga sfidat e tjera të rëndësishme të ditës së sotme në Europa League.