Europa League starton sezonin e ri një javë pas ngritjes së siparit në Evropë meChampions League. Me mbylljen e sezonit të fundit në një spektakël si kurrë më parë , interesi është shtuar teksa sërish klube të mëdha do të zbresin në fushë për të diskutuar trofeun në Evropën e “vogël”. Fitorja e Atalantës theu një hegjemoni spanjolle prej vitesh e ndërthurur herë pas here me klube angleze.
Në javën e parë ndeshje më pikante do të jetë ajo mes Romës dhe Bilbaos, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Roma vjen pas ndryshimit në drejtim me Ivan Juric që e kaloi testin e parë në shtepi në fitoren me Udinesen, ndërkohë që ka tronditur jo pak lajmi se pronarët e klubit mund të largohen pasi sapo kanë blerë Evertonin.
Në krahun tjetër do të jetë Nico Ëilliams surpriza e kampionatit europian. Ndërkohë, Manchester United ka një sfidë delikate me Tëente , pasi skuadra ka një ngërç në sulm së fundmi. Gallatasaraji kundërPAOK vjen nga fitorja ndaj Fenerbahces së Murinjos në derbi dhe morali është aq lart sa klubi nuk kërkon ta lëshojë Osimhen në janar.
Lazio do jetë në një transfertë jo të lehtë me Dinamo Kiev, ndërsa Ajaks pret Beshiktashin e Mucit dhe të Imobiles. Nga lojtarët shqiptarë pritet me interes ndeshja e parë e Rangers e cila udheton drejt Malmoes. Bajrami që sapo i është bashkuar skuadrës skoceze ka zhvilluar deri tani dy ndeshje dhe në të fundit ndaj Dundee ka qenë titullar por është zëvendësuar në minutën e 73-të megjithatë paraqitja e tij në këtë fitore ka qenë mjaft pozitive.