Duke kërkuar një rikthim të suksesshëm në skenën kontinentale, Roma përballet me Athletic Bilbao në ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës sot në mbrëmje, një sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 21:00 në RTSH 1 dhe RTSH Sport.
Ndeshja në “Olimpico” do të jetë takimi i parë i skuadrave në kompeticionet e UEFA-s. Juric do të debutojë në Europë në krye të Romës në sfidën e sotme kundër baskëve.
Roma ka marrë pjesë rregullisht në kompeticionet e UEFA-s në vitet e fundit, ndërsa Athletic u paraqit për herë të fundit në skenën evropiane në vitin 2018, kur u eliminuan në 1/16 e Ligës së Evropës nga Marseille.
Mungesat
Alexis Saelemaekers dhe Enzo Le Fee do të mungojnë për Romën në këtë takim, ndërsa kapiteni Lorenzo Pellegrini është në dyshim serioz. Nga ana tjetër, Bilbao do ta bëjë këtë udhëtim pa disa yje të ekipit të parë, duke përfshirë portierin yjor Unai Simon dhe Oihan Sancet. Yuri Berchiche dhe Yeray Alvarez nuk janë gjithashtu të disponueshëm. Nico Ëilliams është në dyshim.
Formacionet e mundshme:
Roma (3-4-2-1): Mathew Ryan; Gianluca Mancini, Mario Hermoso, Evan Ndicka; Zeki Celik, Manu Kone, Bryan Cristante, Stephan El Shaarawy; Matias Soule, Tommaso Baldanzi; Artem Dovbyk.
Athletic Bilbao (4-2-3-1): Julen Agirrezabala; Andoni Gorosabel, Dani Vivian, Aitor Paredes, Adama Boiro; Inigo Ruiz de Galarreta, Mikel Vesga; Inaki Williams, Unai Gomez, Alex Berenguer; Gorka Guruzeta.