Është momenti. Armando Broja do të zbresë të mërkurën në mbrëmje në fushë me skuadrën e parë të Evertonit. Një gjë e tillë është konfirmuar nga trajneri i skuadrës, Sean Dyche gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës me Wolves.
“Broja sigurisht që do të jetë. Çermiti nuk është ende gati. Ai po stërvitet gjithnjë e më shumë, por ka nevojë për një program të zgjatur për shkak të natyrës së dëmtimit të tij. Por Broja duhet të jetë”, ka deklaruar Dyche.