Evertoni i Armando Brojës ka pësuar sot një humbje të thellë në “Old Trafford” përballë Mançester Junajtid. Sulmuesi shqiptar edhe një herë nuk ishte i grumbulluar për këtë duel pasi ende nuk është gati ndërsa mbrëmjen e kaluar ka luajtur përsëri me të rinjtë e Evertonit.
Sa i përket ndeshjes së sotme Rashford dhe Zirkze shënuan nga një gol secili në të dy pjesët e ndeshjes, për t’i dhënë një fitore bindëse skuadrës së Amorim e cila sheh pak dritë në fund të tunelit pas disa rezultateve zhgënjyese radhazi.