RTSH Sport Live

F1, Hamilton: Po të kisha qëndruar te McLaren, do kisha fituar vetëm një titull

  • 26/01/2021
  • |
  • Formula 1
F1, Hamilton: Po të kisha qëndruar te McLaren, do kisha fituar vetëm një titull
Britaniku është kthyer për të analizuar procesin që e bëri atë pas vitit 2012 të largohej nga ekipi i Woking për t'u bërë një pilot i Mercedes

“Unë kam qenë me McLaren që kur isha 13 vjeç, kështu që ishte familja ime dhe ndihesha i sigurt brenda atij ambjenti”. Kështu, Lewis Hamilton fillon të tregojë procesin që e bëri atë pas vitit 2012 të largohej nga McLaren për t'u bërë një pilot i Mercedesit. “Por e kuptova që ekipi i Woking ishte tashmë pjesë e historisë së F1, me një vitrinë për t'u patur zili dhe palmarès dhe shumë pilotë kampionë multi-botëror që kishin punuar për McLaren”.

“Duke ndryshuar skuadra, unë e shikoja veten pjesë e një rruge rritjeje, në të cilën do të kisha luajtur një rol të rëndësishëm. Kështu që vendosa ta pranoj këtë sfidë, të zgjedh një ekip të pasuksesshëm në atë kohë për ta ndihmuar atë të bëhet një ekip i nivelit të lartë”, shpjegoi shtatë herë kampioni i botës në një intervistë me Crowdstrike, sponsori i Mercedes.

2021 mund të jetë viti i parakalimit të Michael Schumacher, një rezultat që do ta vinte Hamilton në vend të parë, të vetëm, në kampionatin e Formula 1. Një skenar që nuk do të ishte i mundur nëse anglezi nuk do të ishte larguar nga McLaren në 2012. “Unë mund të kisha qëndruar, nuk mund të kisha rrezikuar, por nëse nuk e bëja, do të kisha vetëm një titull në bord pas 14 vitesh në F1. Duhet të falënderoj njerëz si Niki Lauda dhe Ross Brawn që besuan në mua”, përfundoi Hamilton.